INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Kim Kardashian postoi VIDEO me këngën e tij, reperit SHQIPTAR i ndodh ajo që as ai nuk e priste!

Pasi Kim Kardashian postoi VIDEO me këngën e tij, reperit SHQIPTAR i ndodh ajo që as ai nuk e priste!

Publikuar më: 21:36 21-03-2019

Kim Kardashian është padyshim një nga femrat më influencuese dhe të komentuara në gjithë botën.

Kim së fundmi ka postuar një video, teksa ndodhet në makinë me të motrën Kourtney Kardashian dhe në sfond dëgjohet kënga “My Year” e reperit të famshëm shqiptar Gashi, i cili jeton në Amerikë.

Këngëtari ka reaguar menjëherë përmes një postimi në Twitter ku shkruan: “Kim Kardashian postoi këngën time dhe jam shumë i lumtur!”

 

Mirëpo ajo që ndodhi pasi Kim K i postoi videon është ajo që çdo artist do donte. Tashmë Gashi është pjesë e Billboard Hot 100 dhe këtë herë është pozicionuar në vendin e #35.

Epo të jesh pjesë e Billboard nuk është diçka e vogël dhe 2019-ta duket se vërtet do jetë viti i reperit shqiptar.

Urime, Gashi!/intv.al/

3a2f7dc4-5205-43f5-8598-ef4be71d2ab5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148