INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
'Pastrimi i parave', Jorida Tabaku: Për fat të keq Shqipëria është...

'Pastrimi i parave', Jorida Tabaku: Për fat të keq Shqipëria është...

Publikuar më: 13:45 11-10-2018

Deputetja Jorida Tabaku ka sjellë dhe një herë në vëmendje çështjen e pastrimit të parave në vend.

Ajo ka paraqitur disa dokumente me shifra të Indeksit të Baselit në një postim në rrjetin social Facebook.

Tabaku thekson se edhe pse qeveria dhe mazhoranca akuzojnë opozitën për çdo të keqe që ndodh në këtë vend, Indeksi i Baselit, treguesi zyrtar për pastrimin e parave, nënvizon që Shqipëria është një vend i përfshirë në afera korruptive dhe pastrimit të parave.

"Shqipëria, sot është kthyer në djepin e preferuar të kriminelëve për të pastruar paratë. Indeksi i Bazelit 2018 nënvizon qartë se Lavatriçja më e madhe në Ballkan jemi fatkeqësisht ne, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë përmisime të ndjeshme", shkruan Jorida Tabaku.

 joridatabaku.PNG

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012338161468506
    array(1) { ["section"]=> string(68) "pastrimi-i-parave-jorida-tabaku-per-fat-te-keq-shqiperia-eshte-74871" }