INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI bashkë në Tropojë, përurohet shtatorja e Azem Hajdarit

PD e LSI bashkë në Tropojë, përurohet shtatorja e Azem Hajdarit

Publikuar më: 12:02 27-10-2017

Është përuruar këtë të premte në Tropojë shtatorja e heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë të Azem handarit, krerët e partive opozitare, lideri historik Sali Berisha si dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur një ditë të madhe për Tropojën dhe vendin, ditën e sotme, kur në qytetin e tij, ngrihet sot shtatorja e heroit te demokracisë, Azem Hajdarit. Basha ka çmuar veprën e pavdekshme të Azem Hajdarit për demokracinë shqiptare.
Lulzim Basha:
“Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi shqiptare që shkon thellë në histori. Azem handari, është udhëheqësi i lëvizjes studentore. Azem handari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Azem Handari vijon të na ndriçojë rrugën”.
Sali Berisha:
“Azem Hajdari jeton dhe do jetojë në idealin e lirisë, në ëndrrën e bukur të çdo shqiptari. Sot ai është një frymëzim sepse pas 27 vitesh nuk mund të mos mohojmë, një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë dhe kjo vello e zezë është vello e narkotikëve dhe bën shqiptarët që mos vendosin dot për fatin e tyre.
Sot jemi këtu më të vendosur se kurrë, të frymëzuar nga Azem Hajdari, për tu ndarë nga kjo e keqe dhe nga çdo e keqe tjetër.
Shqipëria evropiane ishte ëndrra e Azem Hajdarit, të luftojmë bashkë për ta bërë atë realitet sa më shpejt”.
Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi i është përgjigjur thirrjes së bashkisë së Tropojës për pjesëmarrje në ceremoninë e përurimit të shtatores se heroit te demokracisë, Azem Hajdarit. Pjesëmarrës në këtë ceremoni të rëndësishme janë edhe Princ Leka, vellai i kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj, kreu i PR-se, Fatmir Mediu etj.

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209