INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI bashkojnë forcat. Njëzëri kundër qeverisë

PD e LSI bashkojnë forcat. Njëzëri kundër qeverisë

Publikuar më: 15:25 26-09-2017

Çështjet që bashkojnë janë më shume se ato që ndajnë partinë demokratike dhe lëvizjen socialiste për integrim. Dy partitë e mëdha në opozitë çdo ditë e më shumë po tregojnë se për çështjet sensitive ndajnë të njëjtin qëndrim. Pas çështjes së importit të mbetjeve edhe çështja e institucioneve të Vettingut ka bashkuar demokratët me LSI, ku njëzëri kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për uljen e numrit të punonjësve si dhe mbështetjen financiare për këto institucione. I pari që paralajmëroi votën kundër ishte lideri i demokratëve Lulzim Basha.
Lulzim Basha
LSI shkoi edhe me tej kur ngriti dyshime mbi qëllimet e Partisë Socialiste mbi këtë vendim.
Petrit Vasili:
“Ne nuk mund të pajtohemi me shkurtime drastike me qëllim bllokimin e këtij procesi”.
Ndërkohë LSI paralajmëroi depozitimin në kuvend të mendimeve për institucionet e Vettingut, të cilat sipas Vasilit janë të njëjta me ato që vetë organet e Vettingut kanë kërkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0015230178833008