INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI i bashkohen shqetësimit të Donald Lu. Kriminaliteti po rrezikon sigurinë [VIDEO]

PD e LSI i bashkohen shqetësimit të Donald Lu. Kriminaliteti po rrezikon sigurinë [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 02-10-2017

Pas alarmit të ngritur nga ambasadori Donald Lu mbi situatën e kriminalitetit në vend kanë reaguar dhe dy partitë e mëdha në opozitë, Partia demokratike dhe lëvizja socialiste për integrim. Pas mbledhjes së grupit kuvendor kreu i demokratëve Lulzim Basha lëshoi alarmin se vendi është buzë greminës sa i përket situatës së krimit në vend. Por opozita nuk do të qëndrojë duarkryq, pasi kryedemokrati lajmëroi aksionin më të ri të demokratëve.
Lulzim Basha:
“ Qytetarët e kanë fare të qartë se kur një qeveri del nga shitblerja e votave, kur një qeveri vjen në pushtet me vota të blera edhe vetë qeveria është e blerë. Se kur përdorën kriminelët për të blerë, shantazhuar për të mbledhur votat e qytetarëve, qeveria do ju përkasë kriminelëve dhe jo qytetarëve. Vendi është në prag të një greminë, është një katastrofë totale sa i përket shtetit ligjor dhe demokracisë dhe është në prag të një gremine të paimagjinueshme në këto 27 vite. Kjo është kambanë alarmi për çdo shqiptar të ndershëm. Ndaj dhe PD është duke përgatitur një plan politik dhe ligjor për të nisur së bashku me shqiptarët e ndershëm, pa dallime politike, një luftë që do të ketë vetëm një përfundim. Mposhtjen e krimit të organizuar. Dhe për këtë duhet të mposhten mjeshtrit dhe ustallarët e tyre politik. Ti kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është ti thuash të luftojë vetveten. Mendoj se kjo është e tepërt.
Edhe LSI thotë se kriminaliteti po rrezikon seriozisht sigurinë publike, ndërsa drejton gishtin e përgjegjësisë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Petrit Vasili:
“Sot Ambasadori Amerikan pati meritën e madhe që ti tregojë me gisht. Ai tregoi të gjithë banditët me radhë, u kujdes të mos nominonte vetëm Kryebanditin, i cili dihet se cili është. Pasi kryebanditi ka emër dhe është pikërisht ai që nuk I lufton bandat, i cili e inkurajon policinë që të mos merret me punën e saj, por të mbledhë vota, që të mos luftojë trafikun e drogës, por ta inkurajojë dhe ta drejtojë atë”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034592151641846