INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD:  Ja përse Rama refuzoi fondet e BE-së për rrugët

PD: Ja përse Rama refuzoi fondet e BE-së për rrugët

Publikuar më: 14:01 20-07-2019

Partia Demokratike ka deklaruar se kryeministri, Rama ka refuzuar fonde nga BE për rrugët në samitin e Poznanit për shkak se ai dëshiron që të japë rrugët me koncesion.

Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Grida Duma, deklaroi se Rama me anë të PPP-ve dëshiron që të vjedhë 1 miliard euro.

Duma tha se rrugët si Milot-Balldren, janë pjesë e autostradës Blu që u financua në samitin e Poznanit, por Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt.

“Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian” u shpreh Duma.

Ish deputetja ndër të tjera nënvizoi se arsyeja e vërtetë përse nuk u morën fonde është korrupsioni i Ramës.

“Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës. Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton” shtoi Duma.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030269622802734