INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD mbledhje të jashtëzakonshme, Basha: Të mos mungojë asnjë deputet

PD mbledhje të jashtëzakonshme, Basha: Të mos mungojë asnjë deputet

Publikuar më: 22:27 15-12-2017

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e së shtunës grupin parlamentar, ku pritet të merren vendime politike në lidhje me vendimin e mazhorancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në seancën e së hënës.
Pritet që në këtë mbledhje të përcaktohet strategjia që do të ndjekin deputetët e PD-së në seancën ku do të votohen kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm, pasi Komisioni i Ligjeve përzjodhi 3 emra nga 7 që garuan për këtë pozicion.
Burime nga PD bëjnë të ditur se mbledhja e grupit parlamentar do të mbahet në selinë e PD-së në orën 18:00 të së shtunës, ndërsa i është klërkuar ligjvënësve të partisë më të madhe të opozitës dhe aleatëve të saj, të jenë të pranishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387