INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PDIU i bashkohet opozitës. Basha-Idrizi konfirmojnë lajmin pas takimit

PDIU i bashkohet opozitës. Basha-Idrizi konfirmojnë lajmin pas takimit

Publikuar më: 13:06 16-09-2018

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi dhe dhe lideri i opozitës Lulzim Basha zyrtarizuan fillimin e një bashkëpunimi të ri mes tyre. Pas një takimi që ka zgjatur rreth 60 minuta mes dy krerëve të partive, Idrizi dhe Basha njoftuan se PDIU është pjesë e opozitës së bashkuar dhe nismave të saj për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
“Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave. Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë”, tha Basha.

Ndërkohë Idrizi theksoi se opozita e bashkuar tani duhet t’i ofrojë shqiptarëve një alternativë që ngjall shpresë, të ndalë eksodin masiv të të rinjve dhe të rrëzojë qeverinë e lidhur me krimin.

“Sot jemi pjesë e opozitës së bashkuar, pasi përballë një mazhorance arrogante dhe krimit në rritje e braktisjes së vendit nga shqiptarët, kemi nevojë për një opozitë fortë. Jo thjeshtë dhe vetëm reflektive ndaj pushtetit, por të kemi alternativën tonë, të vendosim shtetin ligjor dhe t’u japim shpresë shqiptarëve”, tha Idrizi.
Gjatë takimit, Basha shoqërohej nga Albana Vokshi dhe Edmond Spaho. Edhe Idrizi shoqërohej nga Mesila Doda dhe një tjetër zyrtar i PDIU-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717