INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për disa LIKE më shumë në instagram bëjnë foto të çmendura duke përdorur dhe fatkeqësitë [FOTO]

Për disa LIKE më shumë në instagram bëjnë foto të çmendura duke përdorur dhe fatkeqësitë [FOTO]

Publikuar më: 11:36 14-06-2019

Njerëzit gjithnjë e më shumë janë përfshirë në botën virtuale. Ata për hir të disa like-ve, më shumë shkojnë dhe bëjnë foto në vende ku kanë ndodhur fatkeqësi. Duket se një “dorë e errët” i shtyn për të vrapuar në vendin e një aksidenti automobilistik, për të udhëtuar qëllimisht në zona ku ka luftë.

Ky trend i ri quhet 'turizmi i fatkeqësive'.

Personat që zgjedhin të vizitojnë Auschwitzin, për shembull, në vend që të shkojnë atje për të mësuar më tepër rreth historisë së dhimbshme njerëzore nuk e bëjnë këtë gjë, por shfrytëzojnë ambientet për të shkrepur fotografi, me qëllim që t’i hedhin në Instagram. Pra nuk duan të mësojnë që në këtë kamp, u mbytën, u torturuan, u bënë eksperimente dhe u vranë mbi 2.000.000 hebrej.


Epoka e dhembshurisë duket se po merr fund, pasi ky fenomen mund të quhet fare mirë abuzim i pastër me fatkeqësitë që shumë njerëz kanë kaluar.

gocok.jpg

fffaokok.jpg

fffok.jpg

vajok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029551982879639