INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Për herë të parë aksidentet do kompensohen. Po si?[VIDEO]

Publikuar më: 14:17 09-01-2018

Aksidentet thuajse çdo ditë marrin jetë njerëzish në vendin tonë. E shumë më shumë mbeten të gjymtuar. Shumë aksidente shkaktohen nga drejtues që makinat i kanë të pasiguruara apo të paidentifikuara. Ndaj për herë të parë në vendin tonë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur që të alokojë një fond për kompensim që është përcaktuar, që këtë vit të jetë 1.8 miliardë lekë, ku 1.25 miliardë do të shkojnë për aksidentet që kanë ndodhur nga viti 2001 deri në 2013 ndërsa 418 milionë lekë për ngjarjet nga 2014 deri në fund të vitit të kaluar. Ndërkaq mbi 150 milionë lekë janë përllogaritur për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë këtij vitit. Kjo masë bën të mundur që çdo qytetar që gjatë 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat do të kompensohet brenda këtij viti.
Për 2017 janë regjistruar 1982 aksidente e për pasojë kanë humbur jetën rreth 215 persona dhe rreth 1100 janë gjymtuar. Edhe Banka Botërore në një raport ka ngritur alarmin se Shqipëria ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë nga aksidente rrugore në Europë, mesatarisht 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete, në një kohë që Greqia ka më të ultin 13.8 vdekje për 100 mijë mjete.

Article Logic
Execution time: 0.0046219825744629