INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Për hir të reformës, 29 mijë familje të varfra mbeten pa pagesë[VIDEO]

Publikuar më: 09:42 21-09-2018

Reforma e re e ndihmës ekonomike përmes procesit të pikëzimit që këtë vit po zbatohet në të gjithë vendin ka lënë pa pagesë rreth 29 mijë familje. Sipas INSTAT, në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomik rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Nëse bëjmë një përllogaritje 35% e familjeve që më parë trajtoheshin me ndihmë, tani nuk e marrin më. Po kjo ulje e numri nga eskpertë është vlersuar me nota negative, pasi shumë familje edhe pse janë ekstremisht të varfra vetëm se kanë pajisje elektroshtëpiake, të cilat edhe mund t’ua kenë dhuruar janë përjashtuar nga skema. Po me sa duket meqënëse mijëra famije nuk marrin më para nga shteti ato që kanë mbetur në skemë kanë përfituar rritje të masës së ndihmës ekonomike. Në 6 muajt e parë të 2018 paga mujore shkoi mesatraisht rreth 5.100 lekë, nga rreth 4.200 lekë që ka qënë më parë. Po paravësisht se ka një rritje mbi 1 mijë lekë, pagesa mujore e ndihmës ekonomike është shumë më e ulët se minimumi jetik, pasi sipas studimeve minimumi jetik në Shqipëri për një person duhet të jetë 16 mijë lekë në muaj. Pra mund të themi se paratë që marrin të varfërit janë në nivele shumë herë më të ulët se vlera e minimumit jetik.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678