INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për nënat që kanë fëmijë të moshës 15-18 muaj...

Për nënat që kanë fëmijë të moshës 15-18 muaj...

Publikuar më: 09:19 08-10-2018

Fëmijen, në moshën 15-18 muaj, sidomos, kur është zhdërvjelltësuar në përdorimin me siguri të trupit të tij, është mirë, që kur t’a vini për të fjetur në darkë, të mendoni dhe për zgjimin në mëngjes. Ai ose ajo, do të zgjohet sipas ritmit të tij, ose të saj dhe jo sipas ritmit tuaj, kështu mund t’i vendosni pranë një lodër, që e ka për zemër, por jo, që bën zhurmë dhe mund t’ju shqetësojë në mëngjes, kur mund të flini edhe më.

Gjithashtu vendosini pranë një shishe për fëmijë me qumësht, që të mund ta përdorë nëse ka etje apo uri. Duke marrë këto masa ju vetë do të jeni më të qetë dhe fëmijës i ofroni një mundësi më shumë, për t’u aftësuar drejt përkujdesjes për veten. Mos dyshoni fare, do të jetë shumë i aftë t’i realizojë këto dhe shumë gjëra të tjera, mjafton t’i krijoni kushte dhe të besoni te ai ose ajo.

Samueli 18 muaj, kur zgjohej në mëngjes, e hiqte vetë pampersin dhe merte shishen e qumështit, që i kishin lënë pranë krevatit.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0031270980834961