INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për nënën e të gjitha të këqijave Meta ka një emër

Për nënën e të gjitha të këqijave Meta ka një emër

Publikuar më: 09:22 09-07-2019

Presidenti Ilir Meta thotë se të gjitha të këqijat në vend burojnë nga një njeri, Edi Rama. Kreu i shtetit ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerni”, ku ai shprehet se, “Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik. Ky është "nëna" e të gjitha konflikteve të tjera”.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e tij nga maxhoranca. “Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë”, thotë Meta.
Sipas Presidentit, mungesa e vullnetit për të mos parë rrethanat aktuale do të prodhojë pasoja shkatërruese për vendin pasi minon integrimin.
“Kur ka vullnet, gjithmonë ekziston një mënyrë zgjidhjeje. Tetori nuk është larg, por ne jemi ende në kohë për ta transformuar këtë krizë të thellë në një mundësi reale europiane për hir të popullit shqiptar. Kryeneçësia për të qëndruar indiferentë ndaj rrethanave të përkeqësuara aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërruese për vendin dhe të ardhmen e tij europiane”, tha kreu i shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.003140926361084