INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Për të patur shëndet, para dhe dashuri, ja rituali që duhet të bëni, sipas shenjës zodiakale

Për të patur shëndet, para dhe dashuri, ja rituali që duhet të bëni, sipas shenjës zodiakale

Publikuar më: 14:00 21-12-2018

Viti 2019 po afrohet dhe të gjithë duam ta nisim me 'këmbën e mbarë'. Për këtë arsye, është e rëndësishme të ndihmojmë energjitë me disa rituale që sjellin punë të mbarë, shëndet, para' dhe ndihmojnë të gjesh dashurinë.
Në këtë artikull ju tregojmë se cilat janë ritualet që duhet të praktikosh sipas shenjës tënde zodiakale:
DASHI, LUANI DHE SHIGJETARI
Duhet të keni me vete:
- 3 monedha kineze (ato që kanë një vrimë në mes)
- Fill i kuq ose shirit
- Një çantë të kuqe
- 1 gjethe te lules së basamit
- 1 magnet
- 1 thelpi hudhër
Çfarë të bëni?
Bashkoni monedhat kineze me shirit dhe ruajini në zarf, pranë gjethes së lules, bashkë me magnetin dhe hudhrën.
Mbani çantën nën jastëk për 6 ditë dhe më pas fusni monedhat dhe magnetin dhe digjni pjesën tjetër të gjërave.
Hirin hidheni në një vijë uji dhe ruani monedhat gjithnjë në portofolin tuaj, në këtë mënyrë, nuk do ju mbarojnë kurrë paratë.
DEMI, VIRGJËRESHA DHE BRICJAPI
Duhet të keni:
- 1 mollë jeshile
- Mjaltë
- 1 monedhë
- 1 bimë të shëndetshme dhe të rritur aq sa duhet
- Ujë
Çfarë të bëni?
Ky ritual kryhet gjatë natës, kur hëna është e re.
Bëjini një vrimë mollës në mes të saj, fusni monedhën dhe shtoni mjaltin.
Groposeni mollën aty ku keni bimën, duke gërmuar deri tek rrënjët, por pa i penguar rritjen.
Mbulojeni sërish gropën dhe ujiteni me ujë.
BINJAKËT, PESHORJA DHE UJORI
Duhet të keni:
- 1 monedhë
- Shampanjë
- 1 enë
- Sheqer
Çfarë të bëni?
Gjatë mesnatës, merrni monedhën në duar dhe fusni duart në shampanjë, më pas në ujë, pastaj në sheqer, gjithmonë me monedhën ndër duar dhe pasi i keni të mbuluara plotësisht me sheqer, shplajini me shampanjë dhe lërini të thahen në ajër, jashtë shtëpisë.
Këtë monedhë mbajeni në portofol gjatë gjithë vitit.
GAFORRJA, AKREPI DHE PESHQIT
Duhet të keni:
- 3 monedha të ndryshme
- 1 enë të vogël me kapak hermetik
- Mjaltë
- Ujë
- Shirit të kuq
Çfarë të bëni?
Vërini të 3 monedhat në enën e vogël, mbulojini me mjaltë dhe shtoni pak ujë.
Mbylleni enën me kapakun hermetik dhe lidheni me shirit me tre nyje. Më pas mbajeni në një vend të dukshëm.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0025928020477295
    array(1) { ["section"]=> string(95) "per-te-patur-shendet-para-dhe-dashuri-ja-rituali-qe-duhet-te-beni-sipas-shenjes-zodiakale-82293" }