INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përballje titanësh në mbrëmje. Bayern dhe Real Madrid zbresin në 'Allianz Arena'

Përballje titanësh në mbrëmje. Bayern dhe Real Madrid zbresin në 'Allianz Arena'

Publikuar më: 16:52 25-04-2018

Luhet ditën e sotme super sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Realit të Madridit.

Skuadra gjermane pret në 'Allianz Arena' titanët e Zinedine Zidane.

Vetëm pak orë larg përballjes janë zbuluar për publikun dhe formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.

Zidane pritët të vendos në sulme dy lojtarët më të talentuar të momentit Karim Benzema dhe Ronaldo dhe kundër tyre trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ja beson sulmin vetëm Robert Lewandowskin.
Kjo është përballja e parë mes skuadrës spanjolle dhe gjermane që prej vitit 1970.

Në rrugëtimin e tyre në futboll real madriti paraqitet me më shumë fitore në krahasim me Bajrnin por kjo nuk e le në disavantazh skuadrën gjermane që gjithmonë di të befasoj në fushë.

Edhe pse ndeshja ende s'ka nisur, tifozët e Real Madridit afër 3.200 tashmë kanë pushtuar rrugët e qytetit ku do të jenë prezent në Allianz Arena për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561