INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunoi 13 vjeçaren, Policia vë në pranga të riun nga Tirana

Përdhunoi 13 vjeçaren, Policia vë në pranga të riun nga Tirana

Publikuar më: 11:49 20-11-2017

Përdhunoi pak ditë më parë një 13 vjeçare nga Kryeja, ka përfunduar në pranga i riu nga kryeqyteti. Mësohet se një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare. Sipas policisë së qytetit bregdetar, i riu Alfred Tereziu e ka çuar në hotel të miturën nga Kruja, dhe ka abuzuar me të. Ka qenë motra e së miturës ajo që ka denoncuar në polici zhdukjen e 13-vjeçares. E motra e saj 24-vjeçare deklaroi në polici, se motra e saj ishte larguar për në shkollë, por nuk ishte kthyer në banesë pas mësimit. Policia është vënë në lëvizje, dhe ka bërë të mundur arrestimin e 32-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë. Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115