INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorimi i ilaçeve gjatë shtatzënisë  shkakton astmë te fëmijët [VIDEO]

Përdorimi i ilaçeve gjatë shtatzënisë shkakton astmë te fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 18:28 11-01-2018

Përdorimi i medikamenteve për aciditetin e lartë gjatë shtatzënisë shkakton astmë te fëmijët. Një studim i cili ka grumbulluar të dhëna nga tetë studime vëzhguese ka arritur në përfundimin se rreziku i astmës në fëmijëri u rrit me 34 për qind kur nëna përdorte frenuesit e pompës proton dhe 57 për qind me përdorimin e antagonistëve të receptorit të histamine-2. Këto medikamente konsiderohen të sigurta për trajtimin e sëmundjes së refluksit, një ndërlikim i zakonshëm ky gjatë shtatzënisë. Por studimi zbuloi se përdorimi i tyre lidhet direkt me astmën që shfaqet tek fëmija. Autorët e studimit nga Universiteti i Mjekësisë në Kinë kanë bërë të ditur se studime të mëtejshme klinike të vëzhgimit janë të nevojshme për të konfirmuar këto rezultate, përpara se të jepen rekomandime për kufizimin e këtyre barnave gjatë shtatzënisë. Por sipas tyre ky studim "mund të ndihmojë mjekët dhe prindërit që të përdorin kujdes kur të vendosin nëse duhet të marrin mjekim për uljen e acidit në stomak gjatë shtatzënisë për shkak të rrezikut të astmës te fëmijët".

 

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012459754943848
    array(1) { ["section"]=> string(75) "perdorimi-i-ilaceve-gjate-shtatzenise-shkakton-astme-te-femijet-video-47282" }