INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përgjysmohen të varfërit që marrin ndihmë ekonomike! Shkaqet...[VIDEO]

Publikuar më: 09:29 04-03-2019

Qeveria aplikoi një skemë të re për ndihmën ekonomike që të varfërit të përfitojnë disa të ardhura minimaliste, që të mbajnë frymën gjallë. Po është e çuditshme se si skema e re ka bërë që nga mbi 101 mijë familje që aplikuan vitin e shkuar për të qenë pjesë të skemës vetëm gjysma ka arritur që të përfitojë. Ekspertët për IN News pak kohë më parë sqaruan se pikët e skemës së re nuk janë bërë transparente dhe kjo bën që të shtohen dyshimet se shteti po kursen para dhe se varfëria nuk është ulur.
Gjatë një analize të Shërbimit Social vërehet se afro 20 mijë familje janë refuzuar nga sistemi i ndihmës ekonomike në 2018 vetëm për shkak të mospërputhjeve të të dhënave gjatë verfikimit.
Por cilat kanë qenë shkaqet apo mospërputhjet që janë konstatuar çka kanë bërë që familjet aplikante të skualifikohen? Mospërputhjet kanë qenë për shkak, të mosdeklarimit të automjetit, marrëdhëniet me punësimin, mosdeklarim pagash të sakta, mospërputhje te deklarimi i pensionit duke mosdeklaruar pensionin e invaliditetit në masa të sakta, por më së shumti ka pasur mospërputhje për shkak të mosdeklarimit të pensionit familjar.
Qarqet ku është ulur numri i përfituesve të ndihmës ekonomike janë Qarku i Vlorës me 52%, pasuar nga Kukësi 35%, Shkodra 31%, Dibra 28%, Lezha 29%, Fieri 29%, Berati 19,9% dhe Korça 19%.

 

Article Logic
Execution time: 0.001399040222168