INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Periudhë aspak e mirë për Justin Bieber! Këngëtarit i ndodh e papritura, akuzohet për… [FOTO]

Periudhë aspak e mirë për Justin Bieber! Këngëtarit i ndodh e papritura, akuzohet për… [FOTO]

Publikuar më: 22:49 24-03-2019

Justin Bieber është një ndër këngëtarët më të komentuar të momentit, sidomos për jetën e tij personale. Pasi shpalli fejesën me Hailey Baldwin, ai është në fokus të mediave. Kohët e fundit është përfolur që ai nuk po përjeton periudhën e tij më të mirë dhe është në një gjendje të rënduar psikologjike. Madje është menduar se për shkak të depresionit të tij, marrëdhënia me modelen Hailey nuk është më si më parë.

Por sikur mos mjaftonin vetëm këto, ai tani është futur në një telash tjetër. Justin Bieber akuzohet se ka dëmtuar natyrën dhe konkretisht bëhet fjalë për kanionin në Islandë.

Në këtë kanion Justin ka xhiruar klipin e këngës ‘ I’ll show you’ dhe menjëherë pas publikimit të këngës, ky vend është kthyer në një pikë shumë tërheqëse për turistët. Këtë javë një përfaqësues i Agjencisë Mjedisore të Islandës tha se videoja e Justin është arsyeja për fluksin e madh të vizitorëve të kanionit, i cili nuk njihej shumë më pare. Ky fluks kaq i madh i turistëve ka shkatërruar vegjetacionin e tij të britshtë dhe sipas “Lonely Planet” autoritetet lokale janë detyruar që ta mbyllin deri në qershor.

 2-is-1024x721.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003176212310791