INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjashtimi i deputetit të Kurbinit, Vasili: Rama kasap që hungërin e zhduk të vërtetën

Përjashtimi i deputetit të Kurbinit, Vasili: Rama kasap që hungërin e zhduk të vërtetën

Publikuar më: 10:59 08-09-2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si “kasap të së vërtetës”. Kjo deklaratë e tij vjen pas përjashtimit që Rama i bëri deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Sipas Vasilit, Rama jargavitet pas karriges se tij, kur një deputet i tij thotë vetëm ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje.

Postimi i plotë i Vasilit

Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit.

Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin, Bruksel dhe Uashington, ky e perjashton ate qe foli, ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç’do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117