INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkrah legjendave të muzikës! Këngëtarja shqiptare me yll në Walk of Fame [FOTO]

Përkrah legjendave të muzikës! Këngëtarja shqiptare me yll në Walk of Fame [FOTO]

Publikuar më: 10:01 16-08-2018

Mund të themi se momentalisht ajo është një prej këngëtareve shqiptare më në zë, në skenën ndërkombëtare e sidomos në Ballkan.

Eleni Foureria arriti të fitonte zemrat e të gjithëve me përfaqësimin që i bëri Qipros në Eurovision dhe që nga ajo performance aq e zjarrtë dhe energjike, këngëtarja nuk ka patur të ndalur.

Sukseset e saj sa vijnë e shtohen çdo ditë, dhe kjo sigurisht falë punës dhe talentit të jashtëzakonshëm.

Për këtë duket se këngëtarja është vlerësuar fillimisht duke marrë edhe mirënjohje nga shteti qipriot i cili i dhuroi këngëtares një medalje presidenciale.

Dhe së fundmi Eleni ka marrë yllin e saj në “Walk of Fame”, bulevardin e të famshmëve të Qipros në Agia Napa, përkrah yjeve të tjerë si Snoop Dogg dhe Luis Fonsi.

eleni.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715