INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet në Shkodër, Basha: Të shpallet gjendja emergjencës

Përmbytjet në Shkodër, Basha: Të shpallet gjendja emergjencës

Publikuar më: 15:11 23-03-2018

Kreu demokrat Lulzim Basha këtë të premte ishte në Shkodër një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.

Përkrah edhe kryebashkiakes Voltana Ademi ai deklaroi se mos shpallja e emergjencës civile përbën një përgjegjësi ligjore dhe penale.

“Situata nuk po shkon drejt përmirësimit, po përkeqësimit të thellë. Ndaj dhe arsyeja kryesore është tu vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat banorëve të kërcënuar. Do të thotë se mos shpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetën dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe Vaut të Dejës, është pasojë e mosveprimit, vepër penale, kriminale, mos shpallja e emergjencës.
Ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftueshme. Puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, që si asnjë bashki tjetër nuk është përgatitur të përballojë këtë gjendje emergjence e vetme. Kjo është arsyeja pse insistohet prej më shumë se dy javësh me shpalljen e gjendjes së emergjencës”, tha Basha.

Ai vlerësoi përfaqësuesit vendor që prioritet numër një kanë shpëtimin e jetëve.

“Apel të gjithë banorëve të vazhdojnë të mbajnë kontaktet me autoritet lokale dhe tu binden këshillave dhe instruksioneve sepse shpëtimi i jetëve njerëzore mbetet prioritet nr. 1. Sot janë mbi 1 mijë familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji. Kjo përbën një gjendje emergjence, këto familje janë në kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit, mungesës së ujit të pijshëm’shtoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605