INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përplasen studentët e Juridikut, vendoset ultimatumi/Disa kërkojnë mësim e të tjerët jo[VIDEO]

Publikuar më: 13:07 28-01-2019

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë janë përplasur me njëri - tjetrin. Disa kërkojnë të bëjnë mësim dhe të tjetër vijojnë të jenë të ngujuar. Shumica e studentëve të juridikut kërkojnë zhvillim të mësimit pasi kanë frikë mos ju digjet viti akademik.

Ata i kërkojnë studentëve që protestojnë të lirojnë ambientet dhe të zhvendosin grevën diku tjetër. Për këtë problem të krijuar së fundmi ka reaguar dhe dekani, Artan Hoxha. Ai në një konferecë për media i kërkon Ministrisë së Arsimit të ndërhyjë.

“Ambientet i kemi të bllokuara nga studentët tanë dhe nga studentë që nuk janë të fakultetit tonë. Kemi presion nga studentët, që duan të bëjnë mësim. Besoj se ministria do na ofrojë ambiente të tjera,” tha Hoxha.

Studentët të cilët kërkojnë të rikthehen nëpër auditore i kanë lënë afat deri në orën 12 atyre studentëve që janë ngujuar brenda universitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0042691230773926