Në Sevijë tifozët kuqezi janë duke përjetuar tmerrin, pasi janë bërë pjesë e përleshjeve të shumta me tifozerinë rivale.
Forcat e rendit aktivizuan rreth 550 efektivë, të cilët evituan përplasjet dhe gjatë aksionit të së cilës janë ndaluar rreth 20 tifozë të Milanit. Këta tifozë janë mbajtur të izoluar dhe nuk do munden të ndjekin sfidën në “Benito Vijamarin”.
Gjithashtu, “Komisioni spanjoll anti-dhunë” e ka cilësuar takimin mes Betisit dhe Milanit si një sfidë që përfaqëson rrezik të lartë.