INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje mes minatorëve dhe policisë. Tentojnë të hynë me forcë në zyrën e Ramës

Përplasje mes minatorëve dhe policisë. Tentojnë të hynë me forcë në zyrën e Ramës

Publikuar më: 11:57 21-03-2018

Prej një ore minatorët po protestojnë përballë godinës së kryeministrisë. Që në fillim ata kërkuan një takim në Kryeministri, i cili nuk u realizua brenda 30 minutash, ashtu siç ata kishin kërkuar. Kaq ka mjaftuar dhe është ndezur tension mes protestuesve dhe policisë. Minatorët kanë tentuar të futen me forcë në Kryeministri ndërsa janë ndaluar nga uniformat blu, çka ka shkaktuar dhe përplasje mes tyre.
“U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!”.
Më këtë thirrje dhjetëra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre po protestojnë sot para Kryeministrisë.
Sindikata e Minatorëve akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, të cilin e rrëzoi me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit.
Minatorët:
“Zoti Kryeministër jeni ju fajtori që arriti puna deri këtu, ju kujtoni se jeni trim se nuk po uleni në debat me ne. Por është e kundërta, jeni frikacak. Ju kujtoni se duke na vënë policinë përpara po zbatoni ligjin por është e kundërta kryeministër. Ju po përdorni policinë për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe padrejtësinë tuaj. Ne nuk jemi për këtë”.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584