INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse disa çifte të martuar kryejnë shumë rrallë marrëdhënie seksuale?

Përse disa çifte të martuar kryejnë shumë rrallë marrëdhënie seksuale?

Publikuar më: 16:27 31-07-2017

Ja keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen “çfarë rëndësie ka seksi në një çift”? Jo?

E dini se shumë martesa përballen çdo ditë me probleme të ndryshme të shkaktuara pikërisht nga mungesa e aktivitetit seksual?

unhappy young couple in bedroom

Marrëdhënia në çift dhe kënaqësia seksuale

E dini se çfarë thonë studiuesit e marrëdhënieve në çift? Se seksi është një prej arsyeve më të mëdha që e bën një grua apo burrë të tradhëtojë ose më saktë mungesa e seksit. E dini çfarë tjetër e dëmton një marrëdhënie në çift? Edhe shtirja. Nëse ju shtireni se jeni duke u ndier mirë nuk duhet të mendoni se e zgjidhët problemin, në të vërtetë duhet të pyesni veten se çfarë nuk shkon dhe madje këtë t’ja komunikoni edhe partnerit tuaj, të bisedoni me të dhe të mundoheni të gjeni një mënyrë që të dy të shijoni marrëdhënien tuaj. Në seks nuk ka rregulla fikse, kjo është një marrëdhënie shumë personale dhe mbi të gjitha nuk duhet të jetë e bazuar tek pozicionet, por tek frekuenca dhe mënyra si ndiheni me njëri-tjetrin.

Përse disa çifte kryejnë shumë rrallë marrëdhënie seksuale?

Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, ngarkesa me punë gjatë ditës, lindja e fëmijës, problemet shëndetësore, mospërputhja fizike, mërzia ndaj njëri-tjetrit, etj.

Por jo gjithmonë shkon deri në tradhëti…

Jo të gjitha çiftet që nuk kanë një jetë të mirë seksuale e tradhëtojnë njëri-tjetrin. Në të vërtetë mund të ndodhë që ata të mësohen me këtë jetë dhe të kalojnë një formë të lehtë impotence dhe nga ana tjetër gruaja fillon të ndihet më pak e dashur dhe e bukur, më pak tërheqëse dhe e denjë për partnerin e saj.

Mund të funksionojë një marrëdhënie kështu?

Disa ekspertë shprehen “po”, sepse tek disa çifte ekziston një lidhje e fortë emocionale si fëmijët dhe të kuptuarit mirë më njëri-tjetrin. Sigurisht një marrëdhënie e tillë mund të funksionojë vetëm në rast se të dy partnerët ndihen mirë më ketë mënyrë të jetuari, janë të kënaqur nga njëri-tjetri edhe pa marrë asnjë kënaqësi fizike. Në këtë rast asnjë prej tyre nuk është i destinuar të tradhëtojë.

Si t’i japim fund kësaj?

Një përfundim vendimtar nuk ka dalë nga asnjë studim, megjithatë është e sigurt që nëse dëshironi të shpëtoni martesën tuaj (nëse është në vështirësi) duhet të pranoni problemin pa ja lënë fajin tjetrit dhe të flisni me një ekspert.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611