INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PËRSIATJE

PËRSIATJE

Publikuar më: 16:26 02-11-2018

Një njeri ecën kuturu rrugëve të natës,
pyesni gjethet çfarë do t’u thonë për të.
Një njeri në përpjekjen për të kapërcyer veten,
ruhet se mos bjerë në greminat e shpirtit.
Nuk ka muzikë në rrugën e tij,
por ai fishkëllen nën zë një melodi
që nuk është krijuar akoma.
Nëpër stacionet ku pret
nuk ndalon asnjë autobus
si për ta vënë në dyshim nëse ai vetë ekziston.
Sikur të mos ishte për sytë që e shohin veten
do të dyshonte mos ishte një ëndërr brënda kokës së vet.
I lind dyshimi se nëse po ëndërron,
nën cilin qiell do ishte shtrirë tani trupi i tij!
Një njeri që fishkëllen një melodi të panjohur,
që ka në hundë aromën e një gruaje, të cilën nuk e ka puthur akoma,
rri dhe pret në stacion duke parë pellgjet e shiut,
në të cilat po japin shpirt gjethe të verdha pemësh,
pa guxuar të lëviz derisa të zbardh dita.
Ia ka frikën ëndrrës nga e cila mund të jetë gremisur në gjumë,
duke ndjekur pas gjurmën e aromës së një gruaje,
e cila për të zezën e tij as që e di se ai ekziston…

Një falenderim të veçantë për Irena Shabanin 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553