INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PHOTOSHOP? Enca nuk fsheh gjë, e thotë publikisht: Ja si i rregulloj fotot që postoj në INSTAGRAM [FOTO]

PHOTOSHOP? Enca nuk fsheh gjë, e thotë publikisht: Ja si i rregulloj fotot që postoj në INSTAGRAM [FOTO]

Publikuar më: 20:47 11-07-2018

Trendit më të ri të rrjetit social “Instagram”, ku ndjekësit kanë mundësi të bëjnë pyetje dhe më pas përgjigjet të postohen në “Instastory”, duket se ka fiksuar edhe VIP-at shqiptarë.

Kësaj loje i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Enca Haxhia, e cila ka nisur që të postojë përgjigjet që i kanë bërë fansat e saj. Janë pyetje nga më të ndryshmet që nga jeta e saj private ashtu edhe personale.

Sot Enca i ka dhënë përgjigje të gjithëve atyre që e akuzojnë për fotoshop duke e pranuar që përdor program për rregullimin e fotove, ashtu siç bën çdo vajzë.

"Ne rradhe te pare ne 2018 quhet facetune, kush perdor fotoshop akoma? Si cdo vajze tjeter ne instagram postoj fotot ku dukem me mire, pozoj me mire dhe si cdo vajze tjeter i rregulloj fotot para se t'i postoj. Ndryshe nga vajzat e tjera qe ju njihni, pervec fotove qe postoj vete, postohen me dhjetera foto dhe video perdite nga evente te ndryshme, ne kende te ndryshme, gjendje te ndryshme, ne ndricime te ndryshme, duke kenduar, kercyer, e djersitur, e lodhur, pa mendje, ne qejfin tim etj. Sa nga keto foto behen te famshme? Sigurisht jo aq shume ato ku kam dale mire apo sic jam, sepse portalet dhe mediat nuk fitojne para me titullin ‘Sa bukur duket Enca’. Por ju shihni shpesh te promovohen ne menyre agressive foto te atyre momenteve te tjera, disa prej tyre te edituara per te me bere te dukem keq dhe e dini cfare? S’me plas fare dhe s’kam pse t’i jap shpjegime askujt. E dua kaq shume veten sic jam sa nuk e keni idene. Fakti qe i fus nje blur ndonje celuliti te vogel apo gjera te tilla s’do te thote që se dua veten. Vetem me thoni, kush eshte ajo qe poston foto te keqija te vetes? Por kur me shihni live, te gjithe bini ne dashuri me kete bukuri mahnitese, e sheh sa shume e dua veten apo jo", shkruan Enca.

kuf.jpg

kufa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038821697235107