INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas debati në emision mes Ramës dhe pedagogut Mark Marku: Mbaj gojën se…

Plas debati në emision mes Ramës dhe pedagogut Mark Marku: Mbaj gojën se…

Publikuar më: 22:59 13-12-2018

Një debat me tonë të larta është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” në Tv Klan, ku kryeministri Edi Rama u përplas me pedagogun Mark Marku lidhur me protestën e studentëve dhe konkretisht për fondet e universiteteve.  

Mark Marku: Nëse në një universitet publik, ti heq fondet, si mundet…

Edi Rama: Cilin fond?

Mark Marku: S’keni fond për pagat, 9 muaj paguan pagat. Ja pra pse s’duhet negociuar, sepse studentët e dinë këtë që nuk duhet negociuar me ata që nuk negociojnë vetëm mashtrojnë.

Edi Rama: Mbaj gojën, sepse jam këtu prezent, fjalën mashtrim përdore kur të mos jem unë këtu.

Mark Marku: Çfarë fjalë duhet të përdor?

Edi Rama: Përdor çfarë të duash. Fjalën mashtrim mos e përdor më.

Mark Marku: Mirë e lemë, që bëjnë propagandë gjithë kohës.

Edi Rama: Propaganda është opinion, mund ta thuash, është problemi yt. Ke opinionin tënd, thuaje. Ti fjalën mashtrim këtu në syrin tim nuk e thua.

Mark Marku: Mashtron more qeveria. E them dhe po ta thonë ata gjithë ditën.

Edi Rama: Jo nuk ma thua mua.

Mark Marku: Unë po ia them qeverisë time, ti je kryeministri këtu.

Edi Rama: Jo, unë nuk jam ti, jam ju sepse nuk ta kam dhënë këtë mundësinë që të flasësh me ti.

Duke iu drejtuar profesor Markut, Rama tha se nuk arrij të kuptoj një pedagog që mendon se studentët nuk duhet të negociojnë me një kryeministër, pasi nuk mban fjalën. Nga ana tjetër, Marku u shpreh se studentët nuk mund të futen në negocioata me një person që mashtron. Më pas, biseda ka kaluar në terma pezhorativ mes dy debatuesve.

Rama: Cfarë pedagogësh jeni ju.

Marku: Po ti çfarë kryeministri je ti…Më tej, Rama u bëri thirrje studentëve të mos dëgjojnë thirrjen e pedagogëve për t’mos negociuar, pasi asgjë nuk do ndodhë.

Kryeministri tha se mos dëgjoni fantazma si Sherif Bundo dhe Mark Marku.

“Protesta do mbarojë një ditë dhe unë do jem aty. Ju siguroj se do jem një protestues nesër“,- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625