INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sërish sherri? U tha lart e poshtë se ishin të lidhur! Pasi e futën në burg, Baby G tallet keq me Feron [FOTO]

Plas sërish sherri? U tha lart e poshtë se ishin të lidhur! Pasi e futën në burg, Baby G tallet keq me Feron [FOTO]

Publikuar më: 12:39 24-03-2018

Një ndër sherret më të komentuar së fundmi, ishte ai i Feros dhe një grupi tjetër reperash. Pra e thënë me pak fjalë, një luftë mes llojit për të marrë sa më shumë famë.

Para disa ditësh Fero u rrah keq nga 4 persona, një ngjarje që e vendosi reperin në qendër të vëmendjes, veçanërisht kur rrjedha mori një tjetër drejtim. Pasi personat u bënë publik duket se reperi mori hak kundër tyre dhe përfundoi në paraburgim.

Dje u publikua edhe një video ku reperi shfaqej në burg, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte deklarata e tij ku thoshte: “Më mirë të jesh në burg sesa në spital”.

beb.jpg

Mesa duket reperi i referohej postimit që kishte nxjerrë mbrëmë Baby G në Instagram, e cila shfaqej në spital dhe ç’është e vërteta dukej se ishte rëndë. Mendohet se Baby G dhe reperi Fero mund të kenë qenë në një lidhje, pasi kohët e fundit doli një foto e dyshes në momente intime.

fotoja_ku_i_fut_duart.jpg

Siç duket këngëtarja me anë të një postimi në Instastory i është kundërpërgjigjur Feros duke shkruar: "Më mirë në spital sesa prapa hekurave. Gangsterat e vërtet lëndohen, por nuk kapen".

ertyuio.PNG

Pak më vonë gjatë një videoje live të Baby G në sfond dëgjohej kënga e Feros "Gang, gang". Një nga miqtë e këngëtares i thotë ta ndërrojë këngën ndërsa ajo ja kthen: "Jo, s'ka lidhje, s'më plas, lëre".

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145