INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri mes Encës dhe Rosela Gjylbegut: Gjyshe, sot e mora vesh që je gjallë akoma [FOTO]

Plas sherri mes Encës dhe Rosela Gjylbegut: Gjyshe, sot e mora vesh që je gjallë akoma [FOTO]

Publikuar më: 11:18 04-02-2018

Lojë-lojë por pasojat e deklaratave vazhdojnë kështu, Enca i kthehet keq Rosela Gjylbegut...

Mbrëmjen e së shtunës e ftuar në emisionin “Shiko kush luan", Rosela Gjylbegu u pyet gjatë një rubrike se cila do të ishte këngëtarja nuk do të bashkëpunontë kurrë dhe përgjigja e saj ishte "Enca".

Më pas Enca na bëri ‘lëmsh’ të gjithve pasi postoi një foto ku shihej se po bënte ironi.

“Mua nuk më duhen dashnor për të mbërritur këtu ku jam”,- shkruajti ajo teksa askush nuk e kuptoi.

Më pas u pa se deklarata e Roselës bëri që Enca t’i kthehej keq duke postuar disa foto me mbishkrime ku e ironizonte, duke e quajtur gjyshe dhe se nuk e dinte se ishte ende gjalle.

"Hahaha as unë s'do bëja kurrë këngë me Beyoncen", shkruan Ruensa, duke vijuar me foton tjetër ku e thotë troç se për kë e kishte.

“Sot mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty” përfundon Enca./intv.al/

sdfrtg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711