Një sherr mes personazhëve publikë ka nisur dhe nuk e dimë se si do të përfundojë. Bëhet fjalë për Noizyn dhe Olti Currin. Reperi i njohur e ka sulmuar keq blogerin në rrjetet sociale pasi ai ka publikuar një foto duke e ironizuar. Mirëpo nuk ka vonuar shumë përgjigja e Noizyt i cili ka publikuar të njejtën foto dhe ka shkruar:
“@olticurri rob i dështum nga jeta. S'po të them gay, se gay esht Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentat është me ulje firma për 1 vit ka bërë më shum seç do bësh ti gjithë jetën me fotot qe poston nëpër Instagram me marr 50€ peace and love bro. Të fala gjitha portaleve tani.
P.s nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për te firmos një kotratë. Por ti s'din çfarë janë kontratat, se je blogger”, ka shkruar Noizy pranë postimit ku shihet edhe fotografia e publikuar e Oltit.
Ndërkohë reperi ka vijuar reagimin e tij në instastory ku ka publikuar disa video me lekë me të cilat ka ironizuar Oltin, por që tani i ka fshirë.