INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Playstation 5 po vjen thjesht kini durim

Playstation 5 po vjen thjesht kini durim

Publikuar më: 12:22 03-08-2018

Kanë kaluar gati 5 vjet që nga lançimi i Playstation 4 më 15 Nëntor 2013. Sigurisht që Sony nuk ka braktisur produktin e vet më të shitur që është Playstation pasi ka lançuar versionin Slim dhe atë Pro që atëherë, por të gjithë po presin tjetër gjë.

Gamerat panë që Xbox One X nisi që të ofrojë shumë më shumë se sa pritej nga ata. Microsoft arriti që të prodhonte konsolën e parë që mund të luante lojra në 4K(Playstation 4 Pro arrin deri në Native 4K që është 1440 dhe jo 4K e mirëfilltë). Fansat e Playstation në këtë mënyrë nisën që të kërkonin nga Sony që konsola e tyre e preferuar të mbërrinte sa më shpejt tek ata.

Instagram Banner

Sipas burimeve të brendshme nga kompania japoneze, Playstation 5 ka rreth 3 vjet që ka filluar si projekt dhe pritet që ai të vijë diku nga viti 2019. Parametrat e pajisjes akoma nuk janë publikuar, por pritet që të kemi të bëjmë me diçka shumë më të fuqishme se çdo produkt rival në treg.

Sidoqoftë si gamer kërkoj vetëm diçka nga Sony! Kërkesa që unë dhe shumë të tjerë kanë është që kompaniatë nisë që të lejojë Cross-Play ose ndryshe do të nisë që të humbë terren ndaj Microsoft.

ps5.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113