INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Po afrohen festat…

Po afrohen festat…

Publikuar më: 10:40 20-12-2017

Nga Lira Gjika

Po afrohen festat e vitit të Ri dhe natyrisht të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e fëmijëve do tu bëjnë dhurata, kush e kush më të mirë e më të shtrenjtë. Por edhe fëmijët mezi po i presin. Atyre u është kërkuar, që të sillen mirë apo të realizojnë diçka, që nuk e kishin realizuar më parë dhe për ta nxitur i ështe premtuar një dhuratë, që fëmija e dëshironte fort. Po afrohet dita, kur do të shohin se u është realizuar dëshira apo jo? Pra, ja kanë dalë të jenë aq të zot, sa ta meritojnë tu plotësohet dëshira.

Dhurata e të rriturit duhet të jetë diçka e menduar, e përzgjedhur, me një qëllim të caktuar dhe natyrisht i duhet dhënë rëndësi edhe momentit të dhurimit. Ky veprim i thjeshtë për fëmijën ka efekt të jashtëzakonshëm. E gjithë psiha e tij është e përfshirë nga ngazëllimi, që i rrituri, arritjet e tij, i sheh po aq të rëndësishme sa dhe fëmija vetë, madje i dhuron dhe dhuratë për këtë arritje. Pra të dy janë bashkëudhëtarë në këtë proçes dhe ai, fëmija, nuk është vetëm dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0011999607086182
    array(1) { ["section"]=> string(23) "po-afrohen-festat-45393" }