INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju keni probleme? Kim Kardashian-it i ndodh ÇUDIA në INSTAGRAM dhe i shkruan kësaj SHQIPTAREJE [FOTO]

Po ju keni probleme? Kim Kardashian-it i ndodh ÇUDIA në INSTAGRAM dhe i shkruan kësaj SHQIPTAREJE [FOTO]

Publikuar më: 13:24 25-04-2019

Kim Kardashian është padiskutim një ndër femrat më me ndikim në botë dhe shumë e famshme në të gjithë globin. Kim Kardashian njihet si një nga vajzat më seksi të showbizz-it, e famshme si për jetën e saj në reality-show “The Kardashian’s” dhe gjithashtu për bizneset e suksesshme që zotëron. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj foto e video të ndryshme, mirëpo së fundmi i ka ndodhur e papritura në Instagram pasi i janë fshirë miqtë që ndjek në këtë platformë.

Ky detaj është vënë re nga një faqe në TWITTER e cila menaxhohet nga një fanse shqiptare e Kim, siç duket nga flamuri kuq e zi që ka përdorur.

“Prit, çfarë po ndodh? Është ndonjë virus i Instagramit apo çfarë?”, shkruante në Tëitter faqja me flamurin shqiptar bashkë me një foto ku Kim shfaqej me 0 folloëing.

Kim Kardashian e ka vënë re këtë dhe e ka publikuar postimin duke shpjeguar se mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sepse ajo vetë nuk ka fshirë asnjë.

“O Zot.. Çfarë po ndodh?” Jo, është gabim. Tani duhet të kujtoj të gjithë që ndiqja dhe t’i shtoj të gjithë. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, është shprehur Kim.

ZOT.jpg

 

Bukuroshja amerikane tashmë ndjek vetëm 22 persona në Instagram.

DSATE.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026109218597412