INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po montonte kondicionerët, qëllohet me plumb në kokë punëtori 26-vjeçar, policia zbardh ngjarjen!

Po montonte kondicionerët, qëllohet me plumb në kokë punëtori 26-vjeçar, policia zbardh ngjarjen!

Publikuar më: 18:22 22-08-2019

Një punëtor i cili po vendoste kondicionimin në një vilë tre katëshe ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri”, ku shtetasi Indrit Çelaj, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, është qëlluar me plumb në kokë.

I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai është dërguar në gjendje kome, dhe nuk i është nënshtruar ende një ndërhyrje kirurgjikale.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Article Logic
Execution time: 0.0041589736938477