INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po pinte kafen e mëngjesit vetëm, policia jep DETAJET si u vra biznesmeni i njohur!

Po pinte kafen e mëngjesit vetëm, policia jep DETAJET si u vra biznesmeni i njohur!

Publikuar më: 10:31 01-10-2019

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. Viktima ka mbetur shtetasi Besnik Hida 35 vjeç. Persona të maskuar kanë qëlluar 43 vjeçarin në një lokal në lagjen “Gafurr Muço” të qytetit të Lushnjës.
Pas atentatit autorët janë larguar me shpejtësi. Deri tani policia e Lushnjës nuk ka ndonjë të dyshuar, por ka ngritur pika kontrolli në disa pika.


Njoftimi i plotë:

Lushnje/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t'i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033738613128662