INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po sikur të fluturosh...

Po sikur të fluturosh...

Publikuar më: 12:48 15-10-2018

Ana 5 vjeçe, I tha mamit:
-Mami unë dua të bëhem flutur
-Ua sa mirë- iu përgjigj nëna dhe vazhdoi:
-unë do të të qep një palë krahë të bukur.
-Mami, po sikur të rëzohem?, nëna nxitoi ti përgjigjet:
-po sikur të fluturosh?
Nënat edhe pse ndjejnë njëmijë frikra brënda vetes, duhet të jenë nxitëse dhe mbështetje të fëmijëve të tyre, sepse nëna e di që jeta duhet jetuar, zbuluar dhe shijuar vetë dhe jo nëpërmjet frikrave dhe opinioneve të të tjerëve, qoftë kjo edhe nëna. Është mbështetja e nënës që e nxit fëmijën të zbulojë veten se sa i aftë bëhet çdo ditë. Nëna, që mendon se fëmija i saj ftohet, sëmuret, vritet, pa dashur bëhet pengesë për fëmijën. Frikrat e nënës, tek fëmija, përkthehen në mosvlerësim dhe mosbesim ndaj tij dhe aftësive të tij, dhe sidomos, kur nënat i krahasojnë me fëmijë të tjerë. Fëmija beson se ai është i pazoti, sepse përndryshe, nëna do ta nxiste dhe jo ta pengonte. Kujdes nëna.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0019900798797607