INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia dhe FNSH gati për ndeshjen Skëndërbeu-Dinamo e Kievit

Policia dhe FNSH gati për ndeshjen Skëndërbeu-Dinamo e Kievit

Publikuar më: 09:53 23-11-2017

Këtë të enjte në orën 21:05 në stadiumin Elbasan Arena luhet ndeshja Skëndërbeu dhe Dinamo e Kievit e vlefshme për Europa League.

Policia bën me dije se ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë. Gjatë zhvillimit të ndeshjes do të angazhohen 108 policë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan,

Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj, dhe FNSH-ja.

Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.’

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta –Bashkia - Stadium e kthim.

Aksi rrugor nga sheshi i stadiumit, Kryqëzimi i tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154