INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e shtetit dhe garda nisin hetimet për Palokën! Dyshohet se boja që i hodhi Ramës është kimike

Policia e shtetit dhe garda nisin hetimet për Palokën! Dyshohet se boja që i hodhi Ramës është kimike

Publikuar më: 14:01 14-02-2019

Për Edi Palokën nis një hetim. Policia e Shtetit bën me dije se ka nisur hetimet e menjëhershme për veprimin që kreu kundrejt Ramës dhe procedim penal. Dyshohet që dhe boja të ketë elemëntë të rrezikshmëm kimik.

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në deklaratë.
Paloka gjithashtu u përjashtua për 10 ditë nga seanca plenare e Kuvendit për bojën që i hodhi Ramës në fytyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951