INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policja e lënduar, Lulzim Basha sulmon keq Edi Ramën

Policja e lënduar, Lulzim Basha sulmon keq Edi Ramën

Publikuar më: 14:52 24-11-2018

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha janë përplasur në distancë lidhur me lëndimet që ka marrë policja, Ina Nuka në protestën e banorëve të Astirit para Parlamentit. 

Kreu i qeverisë bëri përgjegjëse opozitën për dhunën e shfaqur atë ditë në protesë, ndërsa tha se policja e re 24-vjeçare mund të ishte dëshmore. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar’, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që Kodi Penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë jo vetëm që janë të trajnuar por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore, dhe mesa di, të parën dëshmore femër”, tha Rama.


Për këtë deklaratë të Ramës reagoi ashpër kreu i opozitës, Lulzim Basha. Në një dalje nga selia blu, Basha sulmoi Ramën duke thënë se donte të bënte policen dëshmore me zor. “Po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të pambrojtuara në rresht të parë. I përdorë me propagandë dhe do t’i bëjë dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëjë dëshmore me zor o plehrë, me siguri mezi po pret o i sëmurë. Ajo nuk do ishte në radhë të parë të protestës nëse do kishe një polici të trajnuar”, u shpreh Basha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062