INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Politika në shkolla”! Artan Fuga nga KAFE IN, mësuesit partiakë ju japin maturantëve kopje[VIDEO]

Publikuar më: 14:28 03-07-2018

Fakte skandaloze tregojnë studentët e viteve të para në lidhje me sjelljet e mësuesve dhe rrugët që ata përdorin për të marrë para në mënyrë të paligjshme nga nxënësit deri në favoret politike. Këto i ka bërë me dije Profesori i Gazetarisë, Artan Fuga tek KAFE IN, i cili tha se këto përgjigje i ka marrë nga pyetësorët, që ju bën studentëve të rinj. E fenomene të tilla të paligjshme, shton Fuga, janë aq masiv sa dhe institucionet e larta të arsimit janë dorëzuar, ndërsa vetë nxënësit kanë frikë të denoncojnë.

“Mësuesit kërkon konsulta privatish duke bërë presion për notën. Ka dhe raste që nuk bëhen konsulta fare dhe paratë jepen. Mësuesit që janë pjesë e partive ju futin kopje nxënësve që janë në forumin e partisë, të cilës ata i përkasin”, tha në KAFE In Fuga.
Profesor Fuga ndali dhe tek notat fiktive të maturantëve, për të cilat ai thotë se duhet të penalizohen mësuesit, por dhe tek mënyra e gabuar e administrimit të provimeve duke sugjeruar dhe një model, që mund të zbutë abuzimet.
“Të penalizohen mësuesit që rezultatet që kanë dhënë në procesin mësimor nuk ju përputhen me ato të maturës. Për një administrim më të mirë të provimeve maturantët të mblidhen, që të shkëputen nga ambienti i tyre,” sugjeron Artan Fuga.
Mosmarrëveshjet dhe përplasjet mes studentëve dhe pedagogëve për Artan Fungën në një farë mënyrë i kanë rrënjët e së keqes tek Ligji i arsimit të lartë dhe jep këto argumenta.
“Përgjegjësia është e ligjit të arsimit të lartë. Ky ligj nuk zgjidh problemet e pushtetit dominues të pedagogut ndaj studentit dhe vë petagogun në tendenca korruptive dhe sjell mosbesim,” sqaroi në KAFE In profesori i gazetarisë.

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977