INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pop UP, taksia e së ardhmes. Udhëtimi tokë-ajër do të bëhet realitet në vitin 2024

Pop UP, taksia e së ardhmes. Udhëtimi tokë-ajër do të bëhet realitet në vitin 2024

Publikuar më: 18:05 07-03-2018

Trafiku dhe vonesat e ngecura në radhët me makina janë një nga streset që përjetojnë të gjithë shofer. S'ka rëndësi se ku je, trafiku do jetë gjithmonë i pranishëm.
Megjithatë dhe jo për shumë kohë, nëse keni një takim të rëndësishëm gjithmonë do arrini në kohë dhe kjo fal projektit të Audi-it i cili ka paraqitur të ndërtojë taksinë që udhëton dhe në tok dhe në ajër.
Pop.Up është makina që pritet të jetë taksia e të ardhmes, ajo ka formën e në kapsule dhe e ndërtuar me dy vende.
Teknologjia e avancuar në këtë makinë automatike e kthen atë në një dronë në momentin që duhet të udhëtoj në ajër.
Pop Up që pritet të vij në jetë në vitin 2024 do jetë i ndërtuar dhe me një program konsultimi me klientin.
Nëse do të rezervosh një taksi të tillë ju e kontaktoni atë nëpërmjet smartphonit, i jepni adresën tuaj dhe se sa kohë keni në dispozicion dhe ajo e përpunon automatikisht nëse duhet të udhëtosh nëpërmjet tokës, ajrit ose të dyja bashkë.
Drejtuesit e projektit të Pop Up shprehen se në këtë makinë do përdoret një teknologji e avancuar çka do ndryshoj dhe konceptin e transportit publik.

Article Logic
Execution time: 0.002993106842041