INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porsche 911 shfaqet për herë të parë me tavanin e hapur

Porsche 911 shfaqet për herë të parë me tavanin e hapur

Publikuar më: 11:45 19-09-2018

Është parë edhe herëve të tjera, por kjo është hera parë që e ka pasur tavanin hapur

Kaloi kohë mjaft e gjatë, që kur nuk kemi pasur ndonjë lajm prej gjeneratës së re të 911.

Instagram Banner

Me përfundimin e verës, kjo Porsche është nxjerrë për një testim në rrugë, me pjesën e sipërme tërësisht të zbuluar.

Për herë të parë, Porsche 911 Turbo Cabriolet është parë teksa bënte xhiro në Nurburgring të Gjermanisë, me një shtresë të butë në pjesën e sipërme.

Kjo la të kuptohet se kemi të bëjmë me një makinë me tavan të hapur, ndërsa prodhuesi gjerman ishte i menjëhershëm ta bënte konfirmimin.

Me këtë rast, na jepet mundësia të shohim pjesërisht edhe pjesën e bredshme të kësaj makine me 600 kuajfuqi. Sipas të gjitha gjasave, kjo Porsche do të prezantohet në Frankfurt Motor Show gjatë vitit që vjen.

Article Logic
Execution time: 0.0022218227386475