INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portali për infermierët, Rama: Punësim në bazë të meritës e jo politikës

Portali për infermierët, Rama: Punësim në bazë të meritës e jo politikës

Publikuar më: 19:06 10-01-2018

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë prezantimit të portalit ‘Infermierët për Shqipërinë’ u bënë thirrje inferimierëve të aplikojnë për punë në këtë portal ku ka 420 vende të lira pune.

Gjatë fjalës të tij kreu i qeverisë u shpreh se askush nuk do të mund t’i lëvizë infermierët për arsye politike dhe se çdo rekrutim do të bëhet vetëm falë aftësive.

Edhe ministrja Manastirliu theksoi se portali ofron garanci dhe eleminon punësimet me miq duke shtuar se nëpërmjet tij punësimi do të bëhet sipas kritereve ligjore dhe në bazë të meritës.

Article Logic
Execution time: 0.0042581558227539