INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portieri i Partizanit: Më e keqja kaloi! Prindërit e futbollistit: Djali ra, nuk u hodh nga ballkoni

Portieri i Partizanit: Më e keqja kaloi! Prindërit e futbollistit: Djali ra, nuk u hodh nga ballkoni

Publikuar më: 15:31 08-10-2019

Qyteti i Tiranës u trondit nga lajmi se lojtari i skuadrës së njohur, Partizanit, ishte hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.

Sipas aludimeve të para, Aldo Teqja ishte hedhur pas një gjendjeje të rënduar emocionale për shkak të konflikteve me partneren e tij.

Mirëpo, babai i portierit ka përgënjeshtruar gjithçka për “Top Channel”, duke sqaruar si ishte në të vërtetë situata:

“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”- u shpreh Ramazan Teqja.

Sipas familjarëve, mamaja i kishte kërkuar Aldos të rregullonte tendën në ballkon dhe gjatë rregullimit, ai kishte rënë. Mirëpo, për fatin e tij të mirë. portieri është pritur nga tendat e shumta dhe ka rënë në bar, duke shpëtuar. Tashmë, Aldo është jashtë rrezikut për jetën.

“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”- u shpreh ai.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0077810287475586
    array(1) { ["section"]=> string(94) "portieri-i-partizanit-me-e-keqja-kaloi-prinderit-e-futbollistit-djali-ra-nuk-u-hodh-nga-102658" }