INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti serb Vuçiç bën deklaratën që nuk pritej për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti serb Vuçiç bën deklaratën që nuk pritej për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar më: 19:55 17-02-2018

Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Ndërsa lidhur me këtë moment të rëndësishëm të shtetit të Kosovës ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ai është shprehur për agjencinë Reuters se Kosova nuk është më e Serbisë siç janë mësuar ta kenë, por as e atyre (kosovarëve), siç është shprehur ai.

“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, theksoi presidenti serb.

Ndërsa shtoi më tej se e rëndësishme është kompromisi.

“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëvë tanë që të përballen me këtë gjë”, përfundoi Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594