INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezë, makina merr flakë pas përplasjes me bordurën, në gjendje të rëndë shoferi

Prezë, makina merr flakë pas përplasjes me bordurën, në gjendje të rëndë shoferi

Publikuar më: 16:20 16-08-2018

Një automjet është përplasur me një bordurë rruge pasditen e sotme në Prezë, ku për pasojë ka marrë edhe flakë.

Policia bën me dije se rreth orës 16:43, në Prezë, mjeti me targë AA724OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me bordurën.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe është dërguar për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0011119842529297