INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër apo gjyshër

Prindër apo gjyshër

Publikuar më: 10:55 18-06-2018

Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo banane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka. Shumë prindër as që u shkon në mend se çfar rroli luan ushqyerja në psihën e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë që ata, të rriturit, kanë në mëndje. As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psiha e fëmijës, mëndja e tij. Mëndja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për tu mbushur me ushqim. Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij. Duke filluar nga thithja e gjirit më pas, perdorimi i mjeteve per tu ushqyer, fillimi i ushqimeve të forta si buka, copzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha sëbashku ngacmojnë psihën e fëmijës, memorjen dhe fantazinë e tij për ti njour, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja. Ky process kaq i thjeshtë është i lidhur direct me fjalën. Nëna i emërton emrat e ushqimeve që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për tu ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë. Procesi i të ngrënës kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë. Procesi i të ngrënës kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, psh karrigiatavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara. Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për ti mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj. Nëna mund ti japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushquimeve të reja bëhet më i thjeshtë. Prindër, ju vetë nuk respektoni regullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve që të jenë ngrënës të mirë. Edhe një gjë, prindër mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për tu rritur. Fëmija bën përpjekje gjigande për tu realizuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re sepse jeni folusuar te e ngrëna dhe vetëm ankoheni që fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të fëmijës tuaj, por vetëm “a hëngri”, ndërkohë që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717