INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Prit, ku e kam parë këtë veshje? Epo edhe Met Gala është e mbushur me ‘xing’

Prit, ku e kam parë këtë veshje? Epo edhe Met Gala është e mbushur me ‘xing’

Publikuar më: 16:29 10-05-2018

Met Gala është një ndër aktivitetet më të rëndësishme, ku focus të madhe marrin veshjet që yjet e Hollywood-it veshin bazuar në një temë të caktuar që vendoset çdo vit. Edhe pse ajo shpeshherë nuk respektohet, veshjet e tyre kanë qenë spektakolare dhe kanë marrë vëmendjen e duhur. Por ndodh që edhe veshjet e tyre nuk janë aq unike dhe që ata/o janë të parët që mund t’i veshin. Ajo që u vu re është se Met Gala ka qene e gjitha e mbushur me “Xing” ku kemi pare veshje nga yjet e Hollywoodit që edhe më pare i kishim parë tek personazhe të tjerë. Në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasani, u fol konkretisht për dy ‘xing’ që ka ndodhur mes Kendall Jenner me Kim Kardashian, por nga ana tjetër edhe Kim Kardashian me Donatella Versace.

 

Kendall Jenner nuk respektoi temën e Met Gala 2018, por kishte vendosur që të vishej bukur me të bardha ku dukej shumë elegante. Veshja e saj u komentua mjaft. Por ajo çfarë duhet të themi për veshjen e modeles është fakti që jo më larg se një vit më parë në Met Gala kemi parë një veshje të ngjashme me atë të Kendall Jenner. Kujt ja kemi parë? Motrës së saj, Kim Kardashian. Mediat e huaja filluan që ta krahasojnë këtë veshje me atë te Kimit dhe nuk kishin të ndalur postimet ne twitter. Epo mirë kjo është e kuptueshme, ato të dyja janë motra dhe frymëzohen nga njëra-tjetra!

kendall_kim-embed.jpg

 

 

Një rast tjetër është Kim Kardashin, e cila në After Party Met Gala 2018 kishte veshur një fustan të zi sexy frymëzuar nga ‘skllavëria’, e cila ishte dizenjuar nga Versace. Por pikërisht këtë veshje e kemi parë edhe tek Donatella Versace veshur shumë kohë më përpara, në vitin 1996.
Ajo që duhet të theksojmë është që të gjitha duken bukur! Kur një veshje është kaq e bukur, as yjet e Hollywood-it nuk mund t’i rezistojnë dot!

12b6f408-d387-4d12-abda-ae169a9f5437.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014021396636963
    array(1) { ["section"]=> string(78) "prit-ku-e-kam-pare-kete-veshje-epo-edhe-met-gala-eshte-e-mbushur-me-xing-57941" }